Qershori më i keq për hotelierët në Antalia
Ankara, 22 qershor - Hotelierët në vendpushimin turk mesdhetar Antalia llogarisin një qershor nga më të këqijat për shkak të pakësimit të madh të numrit të turistëve.
Numri i turistëve rus, të cilët kanë mbërritur në vendpushim në periudhën nga data 1 deri më 16 qershor është pakësuar me 98,5%, kurse numri i gjermanëve është pakësuar me 45%, në krahasim me të njëjtën periudhë gjatë vitit 2015.
Njëkohësisht gjatë gjysmës së parë të muajit në Antalia kanë mbërritur dy herë më shumë turistë nga Ukraina 42 mijë veta. Sipas të dhënave të Aeroportit të Antaliasë numri i përgjithshëm i turistëve të huaj, të cilët kanë mbërritur në qytet nga data 1 deri më 16 qershor është pakësuar me 59% deri në 302 mijë veta.