23 Dhjetor 2024

Pushuesit në Velipojë ankohen për çmime të shtrenjta

Velipojë, 2 gusht - Plazhi i Velipojës është një nga zonat turistike më të preferuara në veri të vendit, por pushuesit ankohen për çmime të shtrenjta.

Sipas tyre, aktualisht Velipoja rezulton të jetë më e shtrenjtë se Budva e Malit të Zi. Po sipas pushuesve, probleme të rëndësishme mbeten mungesa e rojeve bregdetare, ujit të pijshëm dhe e një qendre me më shumë mjekë.

Plazhi i Velipojës është plazhi më i madh në veri të vendit, veçoritë e të cilit me ujin dhe rërën e pastërt e bëjnë edhe më tërheqës për pushuesit.

Nga konstatimi në terren, shqetësuese mbetet dhe mungesa e hapësirave publike në qendër të plazhit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)