Prizreni prezanton klimën e investimeve para Forumit të Bashkë Investimeve
Prizren, 6 korrik Sot në kuadër të Forumit të Bashkë-Investimeve dhe Rrjetëzimit, të organizuar nga Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me organizatën Germin, në Parkun e Inovacionit dhe të Trajnimeve në Prizren do të mbahen prezantimet dhe panelet e diskutimit me tema të ndryshme.
Të pranishëm do të jenë edhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, përfaqësues të qeverisjes qendrore dhe lokale, përfaqësues nga 60 biznese nga diaspora dhe vendet e tjera, si dhe përfaqësues të bizneseve vendore.
Programi i ditës së dytë të këtij forumi do të fillojë me prezantimin e temës 'Çka ofron Prizreni për Investitorë?'.