Prizreni ndër qytetet më të bukura në botë
Uashington, 1 janar - Lumi Lumbardhi rrjedh nën urën 500-vjeçare të gurit në qytetin e Prizrenit në Kosovë, kështu e përshkruan MSN, qytetin e Prizrenit.
Viti 2013 nuk ishte krejt zi sa i përket Kosovës dhe shqiptarëve. Në fund të vitit që mbeti pas erdhi një sihariq nga webfaqja MSN, e cila e zgjedh qytetin e Prizrenit në mesin e 10 qyteteve më të bukura të botës.
Në listën e vendeve më të mrekullueshme të botës, qyteti i Prizrenit radhitet i nëntit, për shkaka të bukurisë së veçantë që ka.
Lumi Lumbardhi rrjedh nën urën 500-vjeçare të gurit në qytetin e Prizrenit në Kosovë, kështu e përshkruan MSN, qytetin e Prizrenit. Ky qytet, i cili njihet si qyteti i zambakut, ka një vlerë të veçantë historike për shqiptarët, ndërsa e veçanta është se ka ruajtur me shekuj traditën e gërshetuar shqiptare.
Për më tepër informacion mund klikoni ne lidhjen e mëposhtme: http://photos.ca.msn.com/slideshow/photo/beautiful-places-around-the-world/2t4aws0f#9