Prishtina dhe Saranda bashkë promovojnë turizmin
Prishtinë, 6 maj - Sot në Sallën e Kuqe në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve Prishtinë do të \"takohen\" bashkë dy qytetet shqiptare, Prishtina dhe Saranda.
Këta dy qytete, do të hapin panairin e përbashkët të biznesit me qëllim promovimin e turizmit dhe produkteve vendore.
Panairi është organizuar në bashkëpunimin e ngushtë mes komunës Prishtinë dhe bashkisë Sarandë.
Një kontrubit për mbajtjen e këtij panairi ka dhënë edhe ambasada e Shqipërisë në Kosovë.