22 Dhjetor 2024

Prezantohet zhvillimi i turizmit përmes legjislacionit efikas

Prishtinë, 12 korrik - Instituti Demokraci për zhvillim (D4D) organizon konferencën në të cilën do të bëhet prezantimi i punimit 'Zhvillimi i turizmit përmes politikave dhe legjislacionit efikas'.

Vendet që janë në fazën e hershme të zhvillimit të turizmit, siç është Kosova, kanë mundësi që të përfitojnë nga turizmi, veçanërisht në uljen e varfërisë dhe rritjen e zhvillimit ekonomik.

Që turizmi të lulëzojë në mënyrë të qëndrueshme, institucionet publike duhet të sigurojnë një legjislacion përkrahës, një kornizë institucionale e cila është e favorshme për zhvillimin e sektorit privat, si dhe të garantoj sigurimin e cilësisë për turistët.

Gjatë kësaj konference do të bëhet prezentimi i të gjeturave nga përvojat rajonale mbi krijimin e organizatës kombëtare për turizëm, si dhe nga diskutimet publike që janë mbajtur në disa komuna të Kosovës me propozimet e marra për këtë fushë. 

"Ky aktivitet realizohet me përkrahje nga projekti Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat, që implementohet nga organizata Swisscontact në partneritet me Institutin Riinvest dhe PEM Consult dhe financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Kosovë."

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)