Prezantohet plani hapësinor për Parkun Kombëtar Bjeshkët e Nemuna
Prishtinë, 29 prill - Pas përfundimit të draft planit dhe në bazë të Ligjit për Planifikim Hapësinor, Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, përkatësisht Instituti për Planifikim Hapësinor organizojnë Shqyrtimin Publik për dokumentin Plani Hapësinor për Parkun Kombëtar Bjeshkët e Nemuna.
Sipas rregullave në fuqi, shqyrtimi publik do të zgjasë 60 ditë nga dita e fillimit te shqyrtimit.
Në kuadër të këtij procesi me të drejtë presim angazhimin e të gjithë të interesuarve, në mënyrë të veçantë të ekspertëve, shoqatave të ndryshme, përfaqësuesve të komunave pjesëmarrëse dhe qytetarëve, të cilët me komente dhe rekomandime do të ndihmojnë në plotësimin e dokumentit final.
Sipas procedurës, dokumenti i plotësuar do të dorëzohet në Qeveri dhe në Kuvendin e Kosovës për aprovim përfundimtar.
Ddokumenti është rezultat i punës së përbashkët të sektorëve të rëndësishëm të Qeverisë së Kosovës, komunave, institucioneve relevante, profesionistëve të fushave të ndryshme si dhe pjesëmarrësve nga shoqëria civile.