Prevalla është një vend shumë i bukur dhe ka një vlerë të veçantë
Tiranë, 11 shtator - Ushtruesi i Detyrës së Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, është pritur sot në takim nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta.
U.D Ministri Matoshi pasi falendëroi Presidentin Meta për përkrahjen dhënë Kosovës në procesin e saj integrues, prezantoi aktivitetet dhe planet e tij për përmirësimin e gjendjes së mjedisit në Kosovë.
Ai gjithashtu theksoi rendësinë e bashkëpunimit mes dy shteteve në shkëmbimin e përvojave dhe realizimin e aktiviteteve të përbashkëta duke përfshirë krijimin e hapësirave të gjelbërta mes dy vendeve tona.
Nga ana tjetër Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta shprehu gatishmerinë e tij dhe shtetit shqiptar për thellimin e bashkëpunimit për ruajtjen e bukurive të shumta që kemi.
Presidenti Meta kishte edhe një porosi për U.D Ministrin Matoshi që të kujdeset për Prevallën pasi që sipas tij Prevalla është një vend shumë i bukur dhe ka një vlerë të veçantë gjë që e bënë atë ta këtë shumë për zemër.
Matoshi duke i’u përgjigjur porosisë së presidentit Meta, deklaroi se Prevalla është pjesë e kujdesit institucional dhe investimeve që do të ndërmarrim në ruajtjen e parkut nacional “Sharri”.
Në fund Matoshi e Meta planifikuan edhe ndërmarrjen e një aktiviteti të përbashkët në kuadër të fushatës tre mujore për pastrimin e Kosovës.