Posta promovon turizmin në Bogë të Rugovës
Prishtinë, 9 dhjetor - Përmes pamjeve të tri pullave postare nga emisioni Turizmi malor-Boga, prezantohen bukuritë mahnitëse të parkut natyror Boga.
Trembëdhjetë fshatra të shtrira në Bjeshkët e Rugovës, ofrojnë akomodim gjatë tërë vitit dhe mundësinë e njohjes së traditës dhe trashëgimisë.
Pyjet e dendura, liqe akullnaje, shpella e ujëvara kanë krijuar një parajsë ekologjike me mundësi të ushtrimit të sporteve malore. Prandaj jo rastësisht Boga radhitet në mesin e destinacioneve më të preferua nga vizitorët e shumtë.
Këtë emision të pullave postare Filatelia e Postës së Kosovës e ka realizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, e cila ka siguruar pamjet për pulla postare.
Posta edhe në të ardhmen do të promovojë bukuritë natyrore të vendit tonë.