Policia e Shqipërisë dhe e Kosovës marrëveshje për sezonin turistik
Prishtinë, 17 maj - Policia e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës kanë nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi mes dy vendeve për sezonin turistik.
Falë kësaj marrëveshje shtetasit nga Kosova që do të shkelin rregullat e qarkullimit në Shqipëri, nuk do shpenzojnë kohë, pasi raporti do i dërgohet policisë së Kosovës ku do merren dhe masat paraprake.
Në një konference të përbashkët, Drejtori i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj u shpreh se gjate takimit me homologun e tij janë diskutuar rreth problemeve të bashkëpunimit në fusha të tjera, si bashkëpunimin ndërkufitar, shërbim etik kufitar në të gjithë pikat e kalimit kufitar me Kosovën.
Burgaj ka thënë se ky shërbim dhe vitet e kaluara ka qenë shërbim i suksesshëm për krijimin e lehtësirave ndaj qytetarëve të Kosovës që shfrytëzojnë vendet turistike të Shqipërisë .
"Në kuadër të këtyre masave te shërbimeve te policisë, do të krijojmë lehtësirat e duhura ndaj qytetareve të Kosovës duke mos krijuar asnjë pengesë gjatë lëvizjes së tyre në gjithë territoret e vendit."
Në të rastet që konstatohen kundravajtje në rregullat e qarkullimit rrugor, oficerët e policisë sipas tij do tërheqin vëmendjen dhe do mbajë raport dhe do ia kalojnë autoritete të Kosovës.
"Nuk do merret asnjë masë vetëm kur te ketë vepra dhe kundravajtje penale. Kjo ka qenë risi, pasi qytetarët e Kosovës kanë harxhuar shumë kohë, duke u marrë me dokumentacionin apo gjëra të kësaj natyre. Përvec sa thashë me lart diskutuam edhe rreth problemeve të bashkëpunimit në fusha të tjera, si bashkëpunimin ndërkufitar, shërbim etik kufitar në të gjithë pikat e kalimit kufitar me Kosovën, tha Burgaj.
Ndërsa drejtori i policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni duke vlerësuar marrëveshjen theksoi se policia e Kosovës ka marrë masat për të zbatuar me sukses këtë plan
Bashkëpunim që ka filluar para 3 vitesh dhe në bazën e vlerësimeve të përbashkëta, konkludojmë se kjo qasje ka krijuar veprime konkrete. Veprime nga niveli strategjik kanë një qëllim ngritjen e sigurisë gjatë qarkullimit rrugor."
"Bëjmë thirrje që të jenë të kujdesshëm pasi vetëm në këtë mënyrë parandalojmë aksidentet. Policia e Kosovës ka marrë masat për të zbatuar me sukses këtë plan dhe ka marrë përmasat për të bërë kalimin ndërkufitar sa më lehtë, tha Maxhuni.