Plazhet publike në Fier drejt zhdukjes
Fier, 19 maj - Edhe pse mbeten vetem pak dite nga celja zyrtare e sezonit te ri turistik plazhet publike te qarkut Fier nuk ofrojne kushtet e duhura per pushuesit dhe ndersa interesi dhe investimet e njesive vendore per to vijne duke u zbehur, duket se tereni po u leshohet subjekteve private.
Ne shume plazhe si ne Seman, Pishporo, Ndernenas, Libofshe, etj, rera nuk eshte pluguar e as pastruar, kushtet higjenike lene per te deshiruar, ndersa ende nuk jane bere sperkatjet dhe dizifektimi i brezit te reres.
\"Keto jane plazhe sociale per shtresat me nivel te ulet ekonomik. Pushuesit qe frekuentojne Semanin, Darezezen, Pishporon, Libofshen, etj, i zgjedhin ne pamundesi ekonomike qe te shkojne ne plazhet e shtrenjta ne Vlore, Durres, Sarande, apo dhe ne vende te huaja.\"
\"Mosmenaxhimi i plazheve nga komunat dhe dhenia e tyre tek subjekte private eshte abuzim dhe spekullim me pronat publike\", shprehet A.Shqepa, banor i Semanit.
Sezonin e kaluar plazhi publik ne Seman u \"pushtua\" nga shezlongjet e privateve, ndersa pushuesit ankoheshin se askush nga komuna nuk interesohej per siperfaqen e plazheve publike.
\"Edhe ajo siperfaqe qe mund te jete e lire nga shezllongjet e privateve, nuk mund te shfryezohet per plazh, sepse aty rera nuk eshte e paster, as e punuar dhe ndotur nga plehrat, pra jashte cdo standarti higjenik.\"
\"Kjo ben qe ne edhe pse jashte deshires dhe mundesive ekonomike, te zgjedhim plazhet private dhe te ulim ditet e pushimeve\", thote nje tjeter banor i Semanit, Sotiri.
Sipas tij, komunat bregdetare duhet t\'u sigurojne kushte pushuesve, duke konkuruar me bizneset private. \"Eshte e drejta e cdo pushuesi te zgjedhe sipas mundesive se cilin plazh do te frekuentoje per veren\", shprehet ai.