Plaçkitën turistët, shtohen patrullimet në Rrugën e Kombit
Tiranë, 5 gusht - Në pikun e sezonit turistik, në rrugët kombëtare, që shkojnë drejt Veriut të Shqipërisë, janë shënuar disa incidente të rënda, ku shtetas të huaj janë grabitur nën kërcënimin e armëve.
Kjo situatë, ka detyruar forcat e policisë të shtojnë patrullimet, që kanë quar në zbulimin dhe arrestimin e disa prej autorëve të këtyre grabitjeve.
Vetëm gjatë dy diteve të fundit në Rrugen e Kombit që lidh Shqipërinë me Kosovën dhe në atë të Komanit që lidh Shkodrën me Tropjen kanë ndodhur tri incidente të rënda në demë të turistëve të huaj.