23 Dhjetor 2024

Pesë arsye që ta vizitoni Maqedoninë

Paris, 1 gusht - Natyrë nga e cila mbetesh pa frymë,  margaritarë dhe gurë të çmuar, ushqim i shëndetshëm dhe  trashëgimi e pasur kulturore. Këto janë vetëm disa nga shkaqet prej të cilave duhet të vizitohet Maqedonia shkruan revista e njohur franceze \"El\".

El, u rekomandon turistëve të udhëtojnë në Maqedoni \"që të jenë avangardë\".

“Ky është vend i vogël në zemrën e Ballkanit, i panjohur dhe i fshehur,  vërtet vlen të vizitohet. Ja pse. Maqedonia është  destinacion ende i panjohur për turistët. Ideale është për ta të cilët mendojnë se kanë parë gjithçka, se kanë provuar  gjithçka, të cilët do të zbulojnë një vend të vogël plotë me adutë të fshehur, shkruan \"El\".

Në Maqedoni, siç shtohet, peizazhet janë shumë të bukura, ndërsa natyra është e paprekur. Tre parqe nacionale, pesëdhjetë liqene, male të gjelbërta, e tërë kjo e bën parajsë të vogël vendin, ekosistemi i të cilit mundëson të vëzhgohen llojet endemike. Vende të cilat nuk duhet të anashkalohen, sugjeron \"El\" janë kanioni i Matkës, Liqeni i Ohrit (më i vjetri dhe më i pastri në Evropë) Parku kombëtar Pelister (për shkak të arinjve dhe rriqebujve në të), rajoni i Mavrovës.

Lidhur me ushqimin e shëndetshëm, revista përqendrohet në mezet e mëdha organike, pitet me spinaq, djathërat dhe ajvarin,  specialiteti prej specave të kuq.Verërat në raport me cilësinë dhe çmimin, thekson, rrallë gjenden në vend tjetër, posaçërisht Aleksandria, pesë euro për shishe.

El,  flet edhe për trashëgiminë e pasur kulturore - Okupimet e njëpasnjëshme, grekët, romakët, sllovenët, turqit..... i kanë lënë vulë këtij rajoni të Ballkanit.  Kjo llojllojshmëri dhe  këto ndikime  vërehen në monumente kulturore-historike - manastiret,  kishat bizantine, xhamitë e osmanlinjve, hamamet dhe hanet të cilët do t\'i impresionojnë adhuruesit  e pasionuar të gurëve të vjetër, thuhet në shkrim. Monumentet të cilat duhet të vizitohen, sipas \"El\" janë manastiri Shën Pantalejmoni në Ohër, Xhamia  e Larme në Tetovë, lokalitetet arkeologjike Herakleja, Çarshia e vjetër turke në Shkup. Teksti përfundon me sqarim se vizitorët mund të arrijnë deri në Maqedoni -  me linjë të drejtpërdrejtë ajrore Bove - Shkup të kompanisë Vizzair. Bileta kthyese kushton 50 euro.(kurir.mk)

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)