Përurohet segmenti i shtegut malor Via Dinarica në Pejë
Pejë, 15 qershor - Ambasadori amerikan Greek Delawie, i shoqëruar nga Zëvendës-Shefi i Misionit të Ambasadës së Suedisë Goran Paulson dhe Kryetari i Federatës së Bjeshkatarisë dhe Alpinizmit të Kosovës Arben Lila, do të flasë me rastin e përurimit të segmentit kosovar të shtegut malor Via Dinarica në Pejë.
Përurimi i segmentit kosovar të shtegut malor Via Dinarica, me gjatësi prej 120 km, do të lidhë turizmin e Kosovës me platformën e produktit turistik global Via Dinarica duke zgjëruar me këtë ofertën turistike dhe rritur punësimin në sferën e turizmit.
USAID-i ka mbështetur shënjimin e këtij shtegu si pjesë e përpjekjeve të tij pët rritjen e mundësive të bërjes biznes për turoperatorët e Kosovës.