22 Dhjetor 2024

Përgjysmohet numri i turistëve që vizitojnë Egjiptin

Kajro, 31 gusht - Numri i turistëve të huaj që vizitojnë Egjiptin, në 7 muajt e parë të vitit 2016 ka pësuar një rënie deri në 41 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas një deklarate të Agjencisë Qendrore të Statistikave të Egjiptit thuhet se në 7 mujorin e parë të këtij viti, këtë vend e kanë vizituar 2 milionë e 857 mijë turistë.

Sipas informacioneve të kësaj agjencie në të njëjtën periudhë të një viti më parë numri i turistëve të huaj që kanë vizituar Egjiptin ishte 4 milionë e 880 mijë.

Në deklaratë thuhet se një nga shkaqet kryesore të kësaj rënie është heqja dorë e turistëve rusë nga ardhja në Egjipt. Gjithashtu theksohet se rënie ka edhe në numrin e turistëve nga Britania e Madhe, Gjermania dhe Italia.

Pas rënies së një avioni rus më 31 tetor 2015 në gadishullin Sinai ku humbën jetën 224 persona, Rusia vendosi ndalimin e udhëtimeve drejt Sharm el - Shejh dhe më pas të njëjtën gjë bëri edhe Britania e Madhe dhe Gjermania.

Ministri i Financave të Egjiptit, Amr el-Xharihi, në një deklaratë javën e kaluar tha se të ardhurat nga turizmi kapin shifrën e 4.5 miliardë dollarësh, ndërkohë këto të ardhura përpara revolucionit ushtarak kapnin shifrën e 12 miliardë dollarëve.

Viti fiskal në Egjipt fillon më 1 korrik dhe përfundon më 30 qershor të një viti më vonë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)