Përgatitet kontrata e Brezovicës
Prishtinë, 13 mars - Zyrtarë të MTI-së kanë njoftuar se nga mesi i këtij viti në Brezovicë pritet që të nisë investimi i Konsorciumit francez 410 milionë euro.
Kontrata ende nuk është nënshkruar, por në bazë të të dhënave që ata i kanë siguruar mësohet se bëhet fjalë për një kompani serioze, që posedon kapacitete të mjaftueshme për ndërtimin, financimin dhe operimin.
Zyrtarët e MTI-së besojnë se nuk do të përsëritet rasti i dështimit të privatizimit të PTK-së.
Në konsorciumin francez i vetmi partner lokal nga Kosova do të jetë kompania Outdoor Kosovo LLC, roli i të cilës do të jetë i natyrës këshilluese dhe teknike.
/Kosova Sot/