Përdhunohet dhe grabitet turistja në Brazil
Rio de Zhanerio, 1 prill - Një turiste e huaj është përdhunuar dhe grabitur në një furgon në Rio de Zhaneiro të Brazilit.
Dy persona janë arrestuar pasi kanë mbyllur në furgon një çift, identiteti dhe kombësia e të cilëve nuk bëhet e ditur. Sipas BBC, ata kanë lidhur e rrahur keqaz burrin dhe kanë përdhunuar gruan.
Personat e arrestuar janë Jonathan Foudakis de Souza, 20 vjeç, dhe Wallace Aparecido de Souza Silva, 22 vjeç.
Grabitjet janë të zakonshme në Rio, por dhuna dhe organizimi i këtij sulmi ka tronditur median lokale.
Dhuna në rritje në Brazil është një shqetësim i madh. Prioritet i policisë është ulja sa më shumë e kurbës së kriminalitetit në kuadër të Kupës së Botës të vitit 2014 dhe Lojërave Olimpike të vitit 2016.