23 Dhjetor 2024

Për tre muaj 38 560 vizitorë në Hotelet e Kosovës

Prishtinë, 14 shtator - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Hotelerisë në Kosovë për TM2 2015.

Pjesë e kësaj anketa janë 105 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës, ku pjesa më e madhe e tyre gjenden në rajonin e Prishtinës, Ferizajt, Pejës, etj. Sipas anketës, kapaciteti i shfrytëzuar në nivel vendi është 15.70%.

Në TM2 2015, numri i vizitorëve është 38 560, prej tyre 42.32 % janë  vizitorë vendorë dhe 57.68 % janë vizitorë të jashtëm. Kurse, numri i bujtjeve në TM2 2015 është 53 486, prej tyre 38.44 %  e bujtjeve janë nga vendorët dhe 61.56 % janë të huajt.

Numrin më të madh të vizitorëve dhe netëqëndrimet e tyre e ka rajoni i Prishtinës me 25 650  vizitorë dhe 36 215 netëqëndrime.

Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në rajonin e Prishtinës, Pejës etj. Ndërsa, sa u përket shteteve se prej nga vijnë vizitorët e huaj, numri më i madh është nga Shqipëria, SHBA-të, Gjermania, etj.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)