Për shkak të krizës ekonomike, ulet numri i turistëve në Francë
Paris, 30 korrik - Në Francë është ulur dukshëm niveli i turistëve përgjatë muajit korrik, shkak i të cili është kriza ekonomike.
Sipas kanalit televiziv BFM Tv, janë të shumtë ato hotele, restorante dhe kampingje që janë ankuar nga mungesa e klientëve përgjatë muajit korrik në Francë.
Kampingjet të cilat kanë çmim të ulët kanë pësuar ulje të kërkesës prej 10%.
Francezët jo vetëm që nuk preferojnë të shkojnë për pushime por ata aktualisht edhe shpenzojnë më pak për shkak të krizës ekonomike dhe papunësisë.