23 Dhjetor 2024

Për 3 muaj 23 879 vizitorë në hotelet e Kosovës

Prishtinë, 16 qershor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar  të dhënat e hotelerisë në Kosovë për TM1 2014. 

Në TM1 2014,  pjesë e anketës janë 106 hotele që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës, ku pjesa më e madhe e hoteleve gjenden në Prishtinë, Ferizaj, Prizren, Pejë, Gjilan. Sipas anketës, kapaciteti i shfrytëzuar në nivel vendi është 9.36 %.

Në vitin 2013, numri i vizitorëve vendor është zvogëluar për 9.19% në raport me vitin 2012.

Kurse, netqëndrimet e vizitorëve vendor janë rritur për 5.50%. Rritje kemi edhe te vizitorët e jashtëm për 2.63%, kurse netqëndrimet e vizitorëve të jashtëm janë zvogëluar për 7.79 % në raport me vitin 2012.

Në TM1 2014 numri i vizitorëve është 23 879 vizitorë, ku 45.62% janë vizitorë vendor dhe 54.38% janë vizitorë të jashtëm.

Kurse numri i netqëndrimeve në TM1 2014 është 32 861, ku 36.16% e netqëndrimeve janë nga vendorët dhe 63.84% janë të huaj.

Me numrin më të madh të vizitorëve gjatë vitit 2013 prinë kryeqyteti i Kosovës, Prishtina me gjithsej 55 750 vizitorë, Lipjani radhitet i dyti me 7931 vizitorë, Prizreni radhitet i treti me 6610 vizitorë.

Në TM1 2014, numrin më të madh të vizitorëve dhe netqëndrimet e tyre e ka kryeqyteti i Kosovës, Prishtina me 13 667 vizitorë dhe 21 286 netqëndrime.

Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Prizren. Kurse, sa i përket vizitorëve të huaj numri më i madh është nga Shqipëria, SHBA-ja dhe Turqia.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)