Pekini priti mbi 1.5 milionë turistë për festën
Pekin, 4 janar - Gjatë pushimeve me rastin e festës së Vitit të Ri 2013, me gjithë motin e ftohtë, Pekini ishte një destinacion mjaft i pëlqyer nga turistët kinezë dhe të huaj.
Sipas të dhënave statistikore të publikuara nga Drejtoria e Turizmit e Pekinit, gjatë tre ditëve të pushimeve për Vitin e Ri kryeqyteti kinez priti 1.53 milion turistë vendës e të huaj.
Ndërsa të ardhurat e përgjithshme arritën në 920 milionë juanë, 19.2 për qind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.