Peja merr çmimin e parë si destinacion turistik botëror
Prishtinë, 10 prill - Komuna e Pejës është fituese e vendit të parë si Destinacion turistik nga Organizata Botërore e Turizmit.
Rëndësia e kësaj fitoreje, si vendi më i preferuar turistik është se potencialet turistike të qytetit të Pejës po promovohen anë e kënd botës, gjë që tregon seriozitetin e kësaj komune për promovim te bukurive natyrore,resurseve turistike dhe trashëgimisë kulturore te këtij qyteti.