Pastrohet liqeni i Batllavës, apelohet që të mos ndotet uji
Orllan, 24 nëntor - Organizata Sundimi i Demokracisë në Kosovë SDK të shtunën ka organizuar aktivitet për pastrimin përreth liqenit duke vendosur edhe tabela që bartin mesazhe për vetëdijësimin qytetar ndaj ruajtjes së ujit të pijshëm në Liqenin e Batllavës.
Uji është jete, mos e ndot atë! Mendo sot për një te ardhme te shëndetshme! VENDIMI varet nga TI!
Ky është mesazhi qe do të mirëpret qytetaret qe vizitojnë Liqenin e Batllaves , duke shpresuar që ti thërrasim në ndërgjegjejën e secilit për ruajtjen e ambientit dhe kujdesin e burimeve ujore .
Meqenëse Liqeni “Batllava” është një prej liqeneve të mëdha në Kosovë, nga i cili furnizohen një numër i madh i banorëve me ujë të pijshëm, është mjaft e rëndësishme pastërtia dhe ruajtja e mjedisit të pastër
SDK, duke qenë vazhdimisht aktive, është e përkushtuar që nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme të ndikoj në rritjen e vetëdijes qytetare dhe njëkohësisht të avokoj tek institucionet, për përkujdesjen ndaj ujit duke siguruar mirëmbajtje permanente përreth liqenit te Batllaves në Orllan.
Ky aktivitet organizohet në kuadër të projektit “Aktivizmi qytetar dhe institucional në përmirësimin e gjendjes së mjedisit për ujë cilësor” projekt ky që mbështetet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, dhe është duke u implementuar nga OJQ SDK.