Parku Liria i pushtuar nga mbeturinat
Prishtinë, 21 korrik - Rrjeti i OJQ-ve AVONET, gjatë monitorimit në hapësirat gjelbëruese ka identifikuar se në Parkun Liria në Komunën e Ferizajt është pushtuar nga mbeturinat, në çdo pjesë të hapësirave has në mbeturina dhe si pasojë e kësaj shportat janë të stërmbushura me mbeturina.
AVONET konsideron se Kompania \"Pastërtia\" nuk është duke menaxhuar mirë dhe njëherit neglizhenca e Komunës së Ferizajt karshi gjendjes së Parkut Liria sjell këtë gjendje.
AVONET, në vazhdimësi është duke reaguar për mosmenaxhim të mirë të Kompanisë \"Pastërtia\" një gjendje e tillë krijon imazh të keq, e poashtu paraqet edhe një ambient jo të rehatshëm për vizitorët.
Kërkojmë nga kryetari i Komunës së Ferizajt z. Sfarqa që të marrë masa ndaj kompanisë \"Pastërtia\" për mos përgjegjësi dhe nga Kompania \"Pastërtia\" kërkojmë që në Parkun Liria të jenë së paku dy punëtor mirëmbajtës.