22 Dhjetor 2024

Parku Kombëtar Sharri përfiton donacion mbi 100 mijë euro

Prishtinë, 12 maj - Parku Kombëtar Sharri, do të përfitojë mbi 100 mijë euro donacion, kjo fjalë bashkëpunimit të arritur me Parkun Kombëtar Berchtesgaden nga Bavaria e Gjermanisë.

Kjo u bë e ditur pas takimit që Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, realizoi me udheheqesen e projektit COSIRA, Ottilie Mooshofer, nga e cila mori konfirmimin se Parku Berchtesgaden ka ndarë 68 mijë euro, ndërsa shumën deri 40 mijë euro e ka ndarë Agjencioni Gjerman për Zhvillim (GIZ).

Qëllimi i bashkëpunimit të kësaj marrëveshje mes dy parqeve kombëtare është zhvillimi i qëndrueshëm në parqet kombëtare, monitorimi i biodiversitetit, mbrojtja e mjedisit dhe bashkëpunimi ndërkufitar.

Ministri Agani, falenderoi udhëheqësen e Projektit COSIRA, dhe në përgjithësi qeverinë gjermane për ndihmën që po i japin Kosovës, e në veçanti për ndihmën që po vazhdojnë t’i japin MMPH-së.

Ky donacion është mundësuar në kuadër të Projektit COSIRA i përkrahur nga GIZ për Zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik në Parkun e Sharrit, implementimi i së cilit do të fillojë në qershor 2016 dhe do të përfundojë në maj 2017.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)