Parku Gërmia mbyllet për automjete
Në bazë të këtij vendimi ndalohet qarkullimi i të gjitha automjeteve, përveç autobusëve të NKP Trafiku Urban, linja 4, linja 5 Ulpiana dhe Gërmia, automjeteve të Policisë së Kosovës, të KFOR-it, të EULEX-it,te Hortikulturës,KRM Pastrimi dhe automjeteve emergjente në drejtim të parkut të Gërmisë ;
Pika përfundimtare për lëvizjen e automjeteve, përveç banorëve të lagjeve Normale, Sofali, Tauk-Bahçe do të jetë: kryqëzimi i rrugëve 1 Tetori Nazmi Gafurri dhe Ymer Lutfi Paqarizi, kryqëzimi i rrugëve Nazmi Gafurri- Xhavit Ahmeti dhe Dr. Lec Gradica , kryqëzimi i rrugëve Dr. Shpëtim Robaj me atë të Sofalisë në drejtim të pishinës dhe Parkut të Gërmisë.
Transporti publik i qytetarëve për në Parkun e Gërmisë deri te pishina e Qytetit do të bëhet ekskluzivisht me autobus NPK Trafiku Urban, linja 4, ndërsa linja 5 Ulpiana dhe Gërmija deri në Sofali.
Inspektorët përgjegjës të Drejtorisë së Inspekcionit do të parandalojnë shërbyesit e paautorizuar që të bëjnë shitjen shërbimin ndaj qytetarëve si dhe do të organizojnë kujdestari me qëllim të ruajtjes së ambientit (përdorimin e zjarreve për destinime të ndryshme), si dhe hedhjen e mbeturinave në vende të caktuara.