Parashikime pozitive për ecurinë e turizmit grek
Selanik, 31 mars - Parashikimin e parë pozitiv për ecurinë e sivjetshme të turizmit grek bëri Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Turizmit, Taleb Rifai.
Në një konferencë për shtyp që dha në Athinë tha se pavarësisht nga klima negative që ekziston në këtë kohë për turizmin grek, viti do të mbyllet me një rritje mesatare të numrit të turistëve në Evropë, rreth 3%.
Z.Rifai ftoi qeverinë greke që të lehtësojë lëshimin e vizave për udhëtarët nga vende jashtë Evropës, të tilla si Rusia.
Së fundi, karakterizoi faktor shumë të rëndësishëm për zhvillimin e turizmit, përfundimin e zgjedhjeve dhe stabilizimin e gjëndjes në ekonomi.