05 Dhjetor 2024

Pandemia ul për 50 për qind turizmin në vendet e BE-së

Bruksel, 25 nëntor - Në vendet anëtare të Bashkimit Evropian, akomodimi turistik ka rënë me 50 për qind në periudhën janar-gusht të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019 për shkak të koronavirusit.

Zyra Evropiane e Statistikave (Eurostat) publikoi të dhënat e akomodimit turistik për periudhën janar-gusht 2020 në vendet e BE-së.

Sipas kësaj, sektori i turizmit në vendet e BE-së është ndikuar seriozisht nga pandemia.

Në periudhën janar-gusht të këtij viti, qëndrimet gjatë natës në komplekset turistike në vendet e BE-së janë ulur me 50 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Akomodimi turistik në BE u rrit me 5 për qind në janar dhe 6 për qind në shkurt në krahasim me periudhën e njëjtë të një viti më parë ndërsa me fillimin e përhapjes së pandemisë shënoi ulje me 63 për qind në mars, 95 për qind në prill, 89 për qind në maj, 71 për qind në qershor, 43 për qind në korrik dhe 32 për qind në gusht.

Për periudhën janar-gusht rënia më e madhe në akomodimin turistik në mesin e vendeve të BE-së u regjistrua në Greqi me 77 për qind ndërsa vendi me uljen më të vogël Holanda me 29 për qind. Në 16 prej vendeve të BE-së akomodimet turistike ranë në masën mbi 40 për qind.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)