Pandemia rrezikon seriozisht turizmin e Malit të Zi
Ulqin, 11 korrik - Masat shtrënguese të ndërmarra nga autoritetet shëndetësore në parandalimin e COVID-19 kanë rrezikuar seriozisht ekonominë turistike në Mal të Zi dhe në veçanti në Ulqin.
Operatorët turistik vlerësojnë se mbyllja e kufirit me vendet e rajonit ka ulur në mënyrë të theksuar aktivitetin turistik.
Ndërkaq, autoritetet shëndetësore dhe ato vendore mendojnë se është i domosdoshëm kufizimi i lëvizjes, pasi hapja e kufijve shkaktoi shpërthimin e ri të koronavirusit.