22 Dhjetor 2024

Osteria Francescana në listën e 50 restoranteve më të mira të botës.

Romë, 3 korrik - Personi që e ka shndërruar djathin e njohur italain parmixhiano rexhiano dhe lazanjën tradicionale në art bashkëkohor në pjatën e klientëve të tij, njihet tani zyrtarisht si shefi më i mirë i kuzhinës në botë.

Në vazhdim ju njohim me Massimo Boitturën, pronarin e restorantit tani të famshëm Osteria Francescana:

E ardhmja e kuzhinës italiane fshihet në Modenën e lashtë, një qytezë e zhytur në traditën italiane, sidomos kur është fjala për ushqimin. Ndër shekuj në këtë qytezë janë prodhuar uthull, djathë dhe proshuto, të njohura në të gjithë botën. Osteria Francescana është përfshirë këtë vit në listën e 50 restoranteve më të mira të botës dhe është më i mirë në Itali.

Ai drejtohet nga Massimo Bottura, nismëtari i një rryme të re në artin e kuzhinës, që ka përfshirë kuzhinerët italianë, të cilët janë duke e ndryshuar në shumë aspekte mënyrën e gatimit të gjysheve të tyre, gatimin tradicional italian.

Massimo Bottura, kryekuzhiner, Osteria Francescana:

“Ne krijojmë me shumë pasion, pjata me përbërës të larmishëm ushqimorë, me imagjinatën tonë bashkëkohëre, por duke patur gjithmonë si mbështetje trashëgiminë tonë në kulinari,”- thotë Massimo.

\"Osteria Francescana\" është një tempull i vërtetë esplorimi kulinar.

Restoranti ka marrë tri yje “Michelin” për arritje të jashtëzakonshme në artin e kuzhinës. Ky është një vlerësim që u bëhet restoranteve dhe hoteleve dhe tre yjet janë maksimumi i vlerësimit.

Lista e klientëve që presin të shijojnë gatimet e këtij restoranti është shumë gjatë, atyre u duhet të presin tre muaj për të rezervuar atje një vend.

Klientët i përshëndesin që në hyrje të restorantit vepra të artit bashkëkohor dhe është pikërisht arti që duket se rezonon edhe në pjatat e krijuara me mjeshtëri të rrallë.

Massimo Bottura thotë se gatimet e tij janë si mesazhe konceptuale që i shijojnë klientët e tij.

Një nga krijimet e tij më të famshme ka si përbërës djathin Parmigiano Reggiano, 5 vjeçar. Pjata e krijuar prej tij me këtë përbërës quhet “5 mosha të Parmigiano Regianos.”

Në qershor Bottura ja mori titullin “restoranti më i mirë në botë” një resoranti të famshëm spanjoll. Përzgjedhja bëhet nga 972 ekspertë nga fusha e gastronomisë dhe kulinarisë, autorë librazh gatimi dhe specialistë të industrisë ushqimore.

Ata votojnë për restorantet e tyre të preferuara në të 27 rajonet gastronmike që ka bota.

Eleonora Cozzella, redaktore në revistën italiane “L’espresso”, është njëkohësisht kryetare e grupit “50 restorantete më të mirë të botës” në Itali.

Ajo thotë:

“Duket sikur dikush vjen në Itali vetëm për të provuar gatimet e mrekullueshme në resorantet tradicionale të tipit “trattoria”, por në fakt kjo fitore e Massimo Botturës dhe e restorantit “Osteria Francescana”, tregon se kuzhina italiane mund të jetë ndërkombëtare në çdo aspekt. Ajo mund të jetë bashkëkohore dhe me shumë kulturë, pasi bashkon histori shekullore, gatim të nivel të lartë bazuar tek tradita popullore”.

Lazanja është një nga gatimet më të arritura të Massimo Botturës. Ai thotë se për të është një gatim emcional, pasi bart kujtime të rinisë:

“Kuzhina bashkëkohore nuk ka të bëjë vetëm me cilësinë e përbërësve, por edhe me cikësinë e ideve, pa harruar të kaluarën tonë, se nga vijmë, dhe kjo është jashtëzakonsht e rëndësishme. Në se biem në nostalgji, kuzhina nuk evoluon dhe perceptimi i botës është gjithmonë: pica dhe makarona; por në fakt tradita duhet gërshetuar me bashkëkohoren.”

Titulli “50 restorantetet më të mira të botës që bart tani “Osteria Francescana”, është një nga vlerësimet më të lakmuara për kuzhinën e sofistikuar.

/Zeri i Amerikes/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)