Orteku zë poshtë mbi 10 persona në një vendpushim në Crans Montana
Crans Montana, 20 shkurt - Disa skiatorë janë zënë poshtë nga një ortek në shpatet e vendpushimit zviceran të Crans-Montanas, tha policia e shtetit helvet të martën, në një komunikatë zyrtare.
Nouvelliste, një gazetë lokale, citoi presidentin e komunës, Nicolas Feraud të thoshte se 10 deri në 12 persona besohej të ishin të bllokuar nën dëborë. I kontaktuar nga Reuters, Feraud nuk pranoi të komentonte se sa njerëz besohej të ishin zënë poshtë nga orteku.
Temperaturat e ngrohta gjatë javës së kaluar filluan të shkrijnë borën e madhe në rajon dhe kjo besohet se është shoqëruar më rënien e ortekut që rezultoi tragjik.
“Një ortek mbërriti në sektorin e Plaine-Morte, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit janë në vend. Disa njerëz janë zënë poshtë nga orteku”, tha policia kantonale e Valais në një Tweet.