Operatorë turistikë polakë vizitojnë Shqipërinë
Tiranë, 4 tetor - 40 tur operatorë turistikë dhe agjenci udhëtimesh nga Polonia po vizitojnë këto ditë Shqipërinë në kuadër të një udhëtimi familjarizues.
Qëllimi i kësaj vizite është prezantimi i paketës turistike që Shqipëria mund të ofrojë për tregun polak dhe eksplorimi nga afër i atraksioneve turistike.
Gjatë këtij viti 45.000 turistë polakë ose 30 % më tepër se vitin e kaluar e vizituan Shqipërinë, me 4 fluturime charter në javë.
Sipas ATSH-së numri i këtyre fluturimeve pritet të rritet deri në 10 fluturime charter në javë, gjatë një periudhe 3- mujore nga fillimi i muajit qershor deri në fund të shtatorit 2017.