OKB kërkon të 1.5 miliardë dollarë për të ndihmuar refugjatët sirianë
New York, 20 dhjetor - Të mërkurën Organizata e Kombeve të Bashkuara i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të japë 1.5 miliardë dollarë për të ndihmuar personat e prekur nga kriza në Siri.
Sipas vlerësimeve të OKB-së, për të ndihmuar njerëzit që ndodhen në Siri duhen mbledhur më shumë se 519 milionë dollarë, ndërsa rreth 1 miliard dollarë $ janë të nevojshme për të plotësuar nevojat e gati 1 milion refugjatëve sirianë në vendet fqinje.
Pritet që në janar të vitit 2013 numri i refugjatëve sirianë, të cilët do të kenë nevojë për ndihma humanitare, të arrijë në rreth 4 milionë njerëz.