Ohri në 10 destinacionet verore për pushim sipas Gardian
Ohër, 30 prill - Ohri ka zënë vend thuajse të barabartëe me Havanën kubaneze, Hamburgun gjerman dhe Ibizën spanjolle si destinacionet më atraktive në listën Top 10 destinacionet për pushim veror të studentëve të cilën e përpiloi gazeta e përditshme britanike Gardian, transmeton internet gazeta Ohritnjuz.
Sipas Gardian, nuk ekziston njeri i cili mund të mbetet indiferent dhe i paimpresionuar nga toleranca fetare dhe harmonia të cilën e ndajnë kishat dhe xhamitë e shpërndara në mbarë qytetin.
Për frekuentuesit e jetës së natës, gardian propozoi argëtim në anije, ndërsa për admiruesit e natyrës gazeta rekomandoi Galiçicën prej ku mund të kënaqesh me pamjen e mrekullueshme të perëndimit të diellit.
Rangim të tillë, Gardian bën çdo vit dhe për këtë qëllim i pyet studentët e mbarë botës, ku kanë kaluar pushim të paharruar verën e kaluar. Përveç Maqedonisë në listën Top 10 destinacionet për pushim veror të studentëve gjenden edhe Skocia, Spanja, Rumania, Hungaria dhe Britania.