Ohri magjeps turistët me bukuritë natyrore
Qyteti me mbi 50 mijë banorë, popullsi kjo e përbërë nga maqedonas, shqiptarë dhe turq, me një histori të lashtë e të pasur, ka arritur të jetë një vend si një mozaik i ngjyrosur me natyrën e kulturën e tij dhe duket se është si në paqe në pritje të turistëve nga e gjithë bota.
Ndërthurja e shumë bukurive natyrore dhe vlerave historike dhe kulturore e bën këtë qytet pa diskutim si një nga destinacionet e preferuara të turistëve. Prania e aeroportit bën që numri i vizitorëve të mos jetë i vogël. Ohri ka me çfarë të krenohet përpara vizitorëve si me liqenin që tërheq përveç turistëve edhe studiues të ndryshëm, të pasionurit pas sportëve, etj. Por pjesë e interesiit të vizitorë janë edhe kalaja, pazari i vjetër, objektet e kultit, shtëpitë karakteristike, etj.
Një nga banorët e këtij qyteti tërheqës i cili punon dhe siguron të ardhurat për familjen e tij me anë të bukurive të këtij qyteti duke shëtitur turistët e ardhur në liqenin e pa shembullt me ujë të kristaltë, Name Gjoko shprehet për Anadolu Agency (AA) se qyteti i tyre vizitohet nga shumë turistë.
Gjoko thotë se Ohri më tepër vizitohet nga turistë që vijnë nga Holanda, por edhe një numër i madh i turistëve nga Turqia, Bullgaria dhe Greqia janë prezentë pothuajse çdo vit.
Këtë vit kanë filluar të vijnë turistë nga Austria dhe Gjermania. Por dua të them se Ohri vizitohet edhe nga shtetas të Shqipërisë si nga Durrësi, Tirana, Pogradeci dhe qytete të tjera. Gjithashtu nuk mungojnë dhe ata nga qytete e Kosovës dhe Malit të Zi, si nga Prishtina apo Ulqini- shprehte ai.
Sipas tij gjatë verës së vitit 2015 pritet që Ohri të vizitohet nga rreth 25 mijë vizitorë nga vende të ndryshme të botës.
Duke dhënë detaje për shëtitjen në ujërat e kristaltë të liqenit të Ohrit Gjoko thotë se ato fillojnë nga 10 euro dhe vazhdon më tej se: Një shëtitje rreth e përqark liqenit kushton 10 euro, por varet nga vendi që dëshiron të vizitojë një turist. Dëshiron të vizitojë burimet e Biljanës, vilën e Titos apo dëshiron të udhëtojë drejt qytetit turistik të Strugës, që kushton prej 30 deri në 40 euro për një drejtim.
Vizitorët e këtij qyteti janë burim fitimi për shumë banorë, por ato që janë përfitues më shumë nga ardhja e turistëve pa dyshim që janë tregtarët e perlave të cilat njihen edhe si perlat e Ohrit dhe janë e veçanta e tij.
Një nga tregtaret që merret me përpunimin dhe tregtimin e këtyre perlave banorja me origjinë turke, Nazukte Nebi tha për AA se dyqani i saj vizitohet nga shumë turistë, por pjesa më e madhe e tyre sipas saj vijnë nga Turqia.
Ohri është një qytet që ka turizëm të zhvilluar gjatë gjithë vitit, por turizmi veror është ndryshe. inxhi i Ohrit perla e cila nxirret nga liqeni që mban emrin e këtij qyteti dhe që përpunohet po këtu është produkti më i shitur dhe se pëlqehet nga të gjithë vizitorët - shprehet për AA Nebi.
Ndërkohë, Ayla Girgin një turiste e ardhur nga Izmir i Turqisë thotë për AA se është hera e parë që vjen në këtë qytet dhe se ka mbetur e mahnitur nga bukuritë natyrore dhe ato historike.
Kur të kthehem në vendin tim do tua shpjegoj këtë vend të mrekullueshëm të gjithëve dhe do ti ftoj ata të vizitojnë këtë qytet të njihen me bukuritë e tij- thotë turistja turke nga Izmiri, Girgin. Ajo shprehet se dëshiron që vitin e ardhshëm ta vizitojë këtë vend bashkë më familjen e saj.