Ohër-Strugë, shtohet interesimi për investim në turizëm
Strugë, 16 korrik - Qytetarët e Ohrit dhe të Strugës gjithnjë e më shpesh po vendosin që të jetojnë vetëm nga turizmi, por për këtë nevojiten fonde që duhet ti investojnë në kapacitete të mira për vendosje.
Gjatë disa muajve të fundit nëpër bankat e Ohrit është vërejtur interesi i shtuar për marrjen e kredive për rinovimin e apartamenteve ekzistuese apo për ndërtimin e apartamenteve të reja për strehim.
Një pjesë e ekspertëve konsiderojnë se secili që vendos të investojë në turizëm sidomos në apartamente nuk do të gabojë.
Unë sbesoj se nëse tërësisht i kushtoheni kësaj nuk do të përfitoni. Këtë e them nga përvoja. Prandaj duhet një qasje serioze. Nuk mund vetëm të ndërtoni, të vendosni tavolina dhe dy, tre krevatë dhe të prisni se për dy, tre vjet do të jeni shumë të pasur. Unë besoj se për tre vjet çdo lojtar serioz mund të vijë në zero, e pastaj ta ndjejë përfitimin, deklaroi Zoran Tuntev, profesor i turizmit.
Profesori i turizmit në fakultetin e Ohrit, Naume Marinoski thotë se qytetarët duhet ta shfrytëzojnë krizën me të cilën po përballen hotelet dhe të investojnë në ndërtimin e apartamenteve për vendosjen e turistëve.
Kolapsi në hoteleri duhet të kërkohet pikërisht në faktin se shumë dhoma dhe apartamente janë të pajisura shumë më mirë se nga to. Shoqëria kapitaliste është shoqëri e rrezikut dhe të gjithë rrezikojnë, theksoi Marinoski.
Nga turizmi jetohet mirë, kështu që secili që ka marrë kredi, turizmi i jep mundësi që kredia ti kthehet shumë shpejt, thonë profesorët.
Nuk duhet të ekzistojë frika ndonëse gjysma e të aftëve për punë nga Ohri dhe Struga, të cilët ishin të punësuar në disa nga kapacitetet industriale që tani janë të mbyllura, ekzistencën në këtë moment e shikojnë vetëm në dhënien e dhomave me qera për turistët.