OBSH nuk sugjeron ndalimin e turizimit për shkak të Ebolës
Gjenevë, 15 gusht - Ndaj rënies së numrit të fluturimeve në vendet e prekura nga virusi Ebola, ka reaguar Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Të enjten në Gjenevë përfaqësues të OBSH-së ripërsëritën deklaratën, se nuk ka arsye për ndalimin e vizitave turistike në këto vende.
Drejtoresha e Drejtorisë së Parandalimit dhe Përballimit Global pranë OBSH-së, Isabelle Nuttall u shpreh në një konferencë për shtyp se ndryshimi mes Ebolës dhe virusit të gripit apo tuberkulozit, qëndron në faktin se virusi Ebola nuk përhapet në ajër, por vetëm me kontakt.
Përveç kësaj, ky virus është ngjitës, vetëm pasi të infektuarit të kenë simptomat përkatëse.
Nëse gjatë fluturimit ndonjë udhëtar mund të ketë simptoma të këtij virusi, mundësia e infektimit të ekuipazhit apo pasagjerëve në bord është e vogël