Nurellari: Kosova ka potencial për zhvillim të turizmit
Nullerari është shprehur se Qeveria duhet të ofrojë kushte të përshtatshme për zhvillim të një tregu sa më të sigurt për të zhvilluar turizmin.
Krijimi i kushteve sa më të përshtatshme për bizneset tregtare dhe për zhvillimin e një tregu të sigurt për të zhvilluar turizmin janë ndër prioritet e qeverisë, ka thënë Nurellari.
Sipas tij, sfida e Kosovës vazhdon të mbetet diaspora. Ai ka theksuar se ngritja e remitencave në Kosovë varet prej tyre.
Sfida e Kosovës është diaspora dhe ngritja e remitencave përmes tyre. Diaspora mund të jetë edhe konsumatore e produkteve të Kosovës, ka theksuar Nurellari.