22 Dhjetor 2024

Numri i vizitorëve në hotelet e Kosovës ishte 68 609 për tre muaj

Prishtinë, 5 shtator - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Hotelerisë në Kosovë” për tremujorin e dytë (TM2) 2018.

Në tremujorin e dytë të vitit 2018 (TM2 2018) pjesë e anketës kanë qenë 187 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e  Kosovës. Pjesa më e madhe e tyre gjenden në Rajonin e Prishtinës, pastaj të Pejës, Prizrenit, etj. Sipas anketës, kapaciteti i shfrytëzuar në nivel vendi është 11.25%.

Në TM2 2018, numri i vizitorëve ishte 68 609, prej tyre 36.45% ishin vendorë dhe 63.55% ishin të huaj. Ndërsa, numri i netë qëndrimeve (bujtjeve) në TM2 2018 ishte 109 631, prej tyre 35.16% nga vendorët dhe 64.84% nga të huajt.

Numrin më të madh të vizitorëve dhe netë qëndrimeve të tyre e ka Rajoni i Prishtinës me 25 422 vizitorë dhe 38 679 netëqëndrime.

Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Prizren e kështu me radhë. Sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh ishte nga Shqipëria, Gjermania, SHBA, etj.

Këtij publikimi i është bashkangjitur edhe një shtojcë e veçantë, që përmban të dhënat nga Policia e Kosovës, lidhur me numri i vizitorëve të huaj sipas pikë-kalimeve kufitare gjatë vitit 2017.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)