Numri i vizitorëve në hotele zvogëlohet për 9.19 për qind
Prishtinë, 13 mars - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat e hotelerisë në Kosovë për TM4 2013.
Në TM4 2013 pjesë e anketës janë 105 hotele që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës, ku pjesa më e madhe e hoteleve gjenden në Prishtinë, Ferizaj, Prizren, Gjilan. Sipas anketës, kapaciteti i shfrytëzuar në nivel vendi është 10.60%.
Në vitin 2013 numri i vizitorëve vendor është zvogëluar për 9.19% në raport me vitin 2012.
Kurse, netëqëndrimet e vizitorëve vendor janë rritur për 5.50%. Rritje kemi edhe te vizitorët e jashtëm për 2.63%, kurse netëqëndrimet e vizitorëve të jashtëm janë zvogëluar për 7.79 %ne raport me vitin 2012.
Në TM4 2013 numri i vizitorëve është 24 476 vizitor, ku 53.19% janë vizitor vendorë dhe 46.81% janë vizitor të jashtëm.
Ndërkohe numri i netqëndrimeve në TM4 2013 është 38 016. Rreth 50.41% e netqëndrimeve janë nga vendorët dhe 49.59% janë të huajë.
Me numrin më të madh të vizitorëve gjatë vitit 2013 prinë kryeqyteti i Kosovës, Prishtina me gjithsej 55 750 vizitorë, Lipjani radhitet i dyti me 7931 vizitorë, Prizreni radhitet i treti me 6610 vizitorë.
Në TM4 2013, numrin më të madh të vizitorëve dhe netqëndrimet e tyre e ka kryeqyteti i Kosovës, Prishtina me 15 055 vizitorë dhe 24 033 netqëndrime.