Numri i turistëve rusë në Qipro, 600 mijë veta
Nikozia, 30 nëntor - Fluksi turistik nga Rusia në Qipro sivjet do të tejkalojë 600 mijë veta. Gjatë muajve të fundit ritmet e numrit të turistëve që vijnë nga Rusia janë rritur 50%.
Turizmi, i cili në praktikë ka mbetur e vetmja degë që i siguron shtetit të ardhura në kushtet e krizës së rëndë ekonomike, prosperon vetëm në sajë të turistëve rusë.