22 Dhjetor 2024

Numri i turistëve që vizituan Turqinë në 2011 arriti në 31,5 milionë

Stamboll, 18 shkurt - Turqia gjendet në qendër të vëmendjes së botës me historinë dhe bukuritë e saj natyrore.

Çdo vit me miliona turist kalojnë me mijëra kilometra për ti parë këto bukuri. Madje numri i turistëve vjen duke u rritur çdo vit.

Numri i turistëve që vizituan Turqinë në vitin 2011 arriti në 31,5 milionë.

Prej vitit 2002 e këtej të ardhurat e Turqisë prej turizmit u rritën për 94% dhe shifra e të ardhurave doli në 23 miliardë dollarë.

Turqia radhitet e 7 në botë për nga numri i vizitorëve. Ndërsa vendi më i frekuentuar nga ana e turistëve ishte Muzeu i Shën Sofisë.

Në vitin 2011 Ajasofjan e vizituan 3 milionë e 100 mijë turistë. Ndërkaq muzeu i Pallatit Topkapi gjendet në vendin e dytë për nga vizitueshmëria.

Njëra prej vendeve më të frekuentuara është edhe qyteti antik Efes.

Mes vendeve historike më të preferuara nga turistët janë edhe muzeu i Mevlanas, Hijerapolisi, Mozaiku i Gonenit dhe muzeu nën qiell të hapur.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)