Noma daneze sërish restoranti më i mirë në botë
Kopengagen, 20 prill - Restoranti danez Noma dy vite me radhë është shpallur si restoranti më i mirë në botë, sipas zgjedhjes së më shumë se njëqind ekspertëve nga mbarë bota.
Restoranti në kryeqendrën daneze Kopenhagë në pronësi të shqiptarit 33 vjeçari Rene Rexhepi i cili njëherit është edhe shef i kuzhinës është shpallur si restoranti më i mirë në zgjedhjen e magazinës britanike Restaurant, sipas vlerësimeve të më shumë se 800 ekspertëve kuzhinierë nga mbarë bota.