Një grup agjensionesh turistike vizitojnë sot Kosovën
Prishtinë, 10 prill - Shoqata e Turizmit Alternativ të Kosovës (SHTAK) e mbështetur nga organizata Ministria e Punve të Jashtme, Komuna e Prizrenit dhe organizata Zvicerane Swisscontact, projekti PPSE organizon aktivitetin e promovimit te Turizmit I cili do të mbahet sot në Prishtinë dhe nesër në Prizren.
Në bashëkpunim me institucionet e turizmit në Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi, një grup agjensionesh turistike po qëndron për disa ditë në këto shtete dhe sot e nesër do të qëndroj në Kosovë.
Qëllimi i kësaj vizite ka të bëj me promovimin turistik të vendit tonë dhe krijimin e bashkëpunimit mes Agjensioneve Touroperatore nga Kosova dhe atyre nga shtetet e tjera me qëllim tërheqjen e vizitorve për ta vizituar Kosovën.