22 Dhjetor 2024

Një 13 vjeçar ngjit për herë të parë Everestin

Mont Everest, 23 maj - Titullin e Alpinistit më të ri në moshë, që ka ngjitur malin e Everestit, i cili quhet si pika më e lartë e botës, e mori një 13 vjeçar amerikan.

13 vjeçari, Jordan Romero, pasi arriti në majën me lartësi 8 mijë e 850 metra nga niveli i detit, mori në telefonin satelit nënën e tij dhe dha lajmin se kishte arritur në majë.

Është bërë e ditur se pranë Romeros ndodhej i ati.

Në po të njëjtën ditë një alpinist nga Nepali, theu rekordin e tij duke u ngjitur në Everest për të 20-tën herë, e duke u bërë alpinisti, që është ngjitur më shpesh në malin e Everestit.

Në Everest, që nga viti 1953 e deri më sot, janë ngjitur më shumë se 4 mijë alpinistë, ndërmjet të cilëve edhe alpinisti turk Nassuh Mahruki. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)