22 Dhjetor 2024

Nisin udhëtimet e para turistike me Jahtë në Antali

Antali, 30 prill - Jahtet pasi përfunduan përgatitjet e duhura për të pritur sezonin e ri turistik u takuan më në fund me ujin e kaltër të Mesdheut dhe realizuan edhe udhëtimet e para për në parajsën turistike Kekova.
 
Jahtet me detin u takuan në Demre dhe filluan turnetë turistike për në Kekova.

Nënprefektura Demre e Antalias është një nga qendrat më të rëndësishme të turizmit njëditor me jahte në Turqi. Jahtet pasi përfunduan përgatitjet e duhura për të pritur sezonin e ri turistik u takuan më në fund me ujin e kaltër të Mesdheut.

Grupet e para të turistëve nisën turneun me jaht për në Kekova, një nga parajsat e botës.

Pushuesit u ndalën gjatë turneut për të vizituar në fillim qytetin antik nënujor, Batık Kent. Përmes pjesës së posaçme me xham të dyshemesë së jahtit ata soditën nga lartë qytetin antik që prehet nën ujë dhe patën rastin të shikojnë edhe speciet ujore që jetojnë në këtë zonë.

Pas soditjes së kësaj panorame të paparë nënujore jahtet kaluan përpara qytetit antik Simena, i cili zgjatet përgjatë bregut të detit dhe u ofron turistëve një gosti vizuale historike të pashoqe.

Pushuesit fotografuan pa pushim këtë bukuri të rrallë natyrore dhe gjatë pushimeve të shkurtra të jahteve u hodhën në det për tu freskuar duke shijuar ujin e kaltër të Mesdheut.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)