Nisin punimet për rregullimin e shtratit të lumit "Krena"
Gjakovë, 26 korrik - Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MPMH) organizon sot ceremoninë e hapjes së punimeve për rregullimin e shtratit të Lumit “Krena”.
Ky projekt wshtw i financuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në bashkëpunim me Komunën e Gjakovës.
Në këtë ceremoni do të marrin pjesë, ministrja e MMPH-së znj. Albena Reshitaj, kryetari i Komunës së Gjakovës Ardian Gjini dhe përfaqësues të tjerë nga niveli qendror dhe lokal.