06 Dhjetor 2024

Nisin punimet për ndërtimin e shtegut të ecjes në Krushë të Madhe

Rahovec, 29 mars - Në kuadër të projektit “Shtigjet e Ecjes”, kanë filluar punimet për ndërtimin e Shtegut të Ecjes “Lulet e Marsit”, në fshatin Krushë e Madhe të komunës së Rahovecit. Marsi i vitit 1999, për ne dhe brezat pas nesh është edhe një dëshmi e një faqeje lavdie e historisë së shkruar me gjak trimash.

Në këtë pjesë ku po zhvillohen punimet për ndërtimin e Shtegut të Ecjes “Lulet e Marsit”, kanë kaluar edhe shumë pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, djemtë e bashkuar që u besatuan për të qëndruar stoikisht në pozicione të luftës e nderit, deri në fund.

Po në këtë zonë të Krushës së Madhe, në marsin e vitit 1999, qenë strehuar edhe shumë banorë të fshatit dhe Rahovecit me rrethinë, ndaj ndërtimi i Shtegut të Ecjes “Lulet e Marsit”, po e shndërron këtë vend të larë me lot, dhimbje e gjak, në një zonë të veçantë të kujtesës historike, të trashëgimisë e zhvillimit.

“Për të përjetësuar kujtimin e të rënëve për idealet e lirisë së atdheut është detyrë e secilit prej nesh, të shpalosim gjithnjë e më shumë projekte dhe krijime të reja si dhe çdo vlerë tjetër që na identifikon si komb , ndaj atyre që kësaj zone ia dhanë shpirtin, peshën, rolin, vlerën, jehonën dhe kujtimin e përjetshëm ne të gjallëve-brezave që do të jetojnë në këtë truall."

"“Lulet e Marsit”, janë lulet më të bukura sepse kanë aromë gjaku, marsi i vitit 1999, ishte një tregues i qartë se Krusha është simbol i sakrificës sublime, simbol i lirisë së Kosovës. Të përkulemi para veprës së atyre të cilët u përjetësuan për qëllimet dhe idealet e lirisë së atdheut”, ka thënë Kryetari, Smajl Latifi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)