22 Dhjetor 2024

Nis sezoni turistik në Himarë dhe Pogradec

Himarë, 20 qershor - Këtë qershor, Himara turistike, e preferuar për turistët vendas dhe të huaj ofron një pamje të re, falë shëtitores së re buzë detit, një projekt në përfundim e sipër.

Në fundjavë kryeministri Rama vizitoi Himarën dhe tha se \"me investimet e bëra për herë të parë, në fshatra turistikë si Himara, Qeparoi, dhe me projektet në zhvillim e sipër për fshatrat, Vuno, Dhërmiu i Sipërm e Jalë pamja është krejtësisht e transformuar dhe tërheqja për turistët shumë herë më e madhe\".

Edhe Pogradeci ka nisur të dielën sezonin turistik me rregullime të rrugëve e rrugicave, të parqeve dhe ndriçimit.

Të dielën u çel dhe një panair me prodhimet bujqësore të zonës dhe u përurua zyra e re e informacionit turistik. Këtë vit Bashkia e Pogradecit do të promovojë turizmin malor dhe atë kulturor. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)