22 Dhjetor 2024

Nis rregullimi i lumenjve Drini i Bardhë dhe Klina

Klinë, 7 korrik - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, bashkë me kryetarin e Komunës së Klinës, Sokol Bashota sot kanë prerë shiritin e fillimit të punimeve në rregullimin e shtratit të lumit “Drini i Bardhë” dhe “Klina”.

Sipas projektit të bashkëfinancuar nga Komuna e Klinës dhe MMPH-ja, planifikohet rregullimi i shtretërve të dy lumenjve që kalojnë nëpër qytetin e Klinës në gjatësi 1.6 km, për të cilin projekt janë paraparë të investohen 410 mijë euro. Pjesa e cila do të rregullohet fillon nga penda e fabrikës së ujit deri të “Ura e Haxhisë” në fshatin Zajm të Klinës.

 

Ministri Shala tha se sot po fillojmë punimet për rregullimin e shtretërve të lumenjve “Drini i Bardhë” dhe “Klina” të cilët janë projekte të financuara nga MMPH-ja në bashkëpunim me  Komunën së Klinës.

“Po fillojmë zbatimin e këtyre projekteve ngase ka shumë nevojë për rregullimin e shtretërve të lumenjve, evitimin e vërshimeve dhe rehabilitimin e atyre pjesëve që është e nevojshme\", tha Shala.

Sipas Ministrit Shala, rehabilitimi i lumenjve të Klinës nënkupton premisa të jashtëzakonshme zhvillimore në sektorin e bujqësisë, turizmit dhe sektorë të tjerë.

Ai falënderoi kryetarin e Komunës së Klinës, Sokol Bashota, për një bashkëpunim të shkëlqyeshëm në hartimin e planeve dhe koordinimin e punëve për projektet e bashkëfinancuara të cilat nisën sot.

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota, në ceremoninë e prerjes së shiritit, tha se nga sot kjo pjesë do të merr një pamje shumë të bukur ku përveç kësaj do të evitohen vërshimet që kanë ndodhur në të kaluarën si dhe do të jetë një zonë rekreative për qytetarët e Klinës.

Bashota falënderoi ministrin Shala për bashkëpunimin e treguar në realizimin e këtij projekti domethënës për Klinën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)